DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

RIMËKËMBJA E TURIZMIT NË MËNYRË TË SHPEJTË

Pandemia COVID-19 i dha një goditje të rëndë veçanërisht sektorit të turizmit, duke pësuar humbje deri në 1.2 trilion dollarë gjatë vitit 2020. Efekti goditës për pjesën tjetër të ekonomisë botërore dhe jetesën e shumë njerëzve, ka qënë i rëndë. Tema e këtij viti për Ditën Botërore të Turizmit është "Rritja ekonomike gjithëpërfshirëse e turizmit" dhe njohja e kontributit, që jep turizmi jo vetëm në ekonominë tonë, por kudo nëpër botë.

Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO), ka hartuar një numër standardesh Ndërkombëtare për të ndihmuar në fillimin e rimëkëmbjes së ekonomisë.

Në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj pandemisë, sëfundmi është publikuar specifikimi ISO/PAS5643 “Turizmi dhe shërbimet përkatëse - Kërkesat dhe udhëzimet për të zvogëluar përhapjen e COVID-19 në sektorin e turizmit”.

Ky specifikim është i disponueshëm për këdo që është i interesuar dhe ofron udhëzime, që do të ndihmojnë sektorin e turizmit të rimëkëmbet dhe të mirëpresë turistët në një mjedis të sigurt. ISO/PAS5643 është projektuar për të ndihmuar ofruesit e shërbimeve turistike të zbatojnë masat për sigurinë e secilit dhe për efektivitetin e asaj që ata ofrojnë në vendet e tyre.

Specifikimi i vënë në dispozicon të publikut ISO/PAS5643 “Turizmi dhe shërbimet përkatëse - Kërkesat dhe udhëzimet për të zvogëluar përhapjen e COVID-19 në sektorin e turizmit” është miratuar edhe në nivel Evropian nga Komiteti Evropian për Standardizim (CEN) si Vula e Sigurisë së COVID-19 për Turizmin Evropian, duke demonstruar në këtë mënyrë angazhimin e tij ndaj udhëzimeve dhe duke e vënë ISO/PAS5643 në dispozicion të të gjithë Rajonit.

ISO beson se udhëtimi dhe turizmi është një e drejtë që të gjithë duhet ta shijojnë, pavarësisht nga aftësitë e tyre fizike. Në këtë kuptim, standardi ISO 21902, Turizmi dhe shërbimet e lidhura me të, të publikuara sëfundmi - Turizëm i aksesueshëm për të gjithë - Kërkesat dhe rekomandimet, siguron kërkesa dhe udhëzime për të lehtësuar aksesin dhe shijimin e barabartë të turizmit nga njerëzit e të gjitha moshave dhe aftësive. Kjo përfshin këdo, që mund të përballet me çështje të aksesueshmërisë ose të ketë kërkesa specifike për aksesueshmëri, siç janë ata me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit.

Këto janë vetëm disa nga standardet e shumta që ISO ka vënë në dispozicion, të cilat shërbejnë si mjete të rëndësishme për të ndihmuar sektorin e turizmit. Komiteti Teknik ISO/TC228 - Turizmi dhe shërbimet e lidhura me të - ka publikuar më shumë se 30 standarde në përmirësim të shërbimeve turistike në zona të tilla si: “Mjedise natyrore të mbrojtura; Menaxhim të qëndrueshëm të objekteve akomoduese dhe turizëm aventuror”.

Të gjitha këto standarde kontribuojnë drejtpërdrejtë në arritjen e shumë prej 17 Qëllimeve të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Qëndrueshëm (SDG), përfshirë SDG 1 (Pa varfëri), SDG 8 (Punë e denjë dhe rritje ekonomike) dhe SDG 13 (Veprime për Klimën).

Për më tepër mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al