DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Fushata e ndërgjegjësimit mbi Infrastrukturën e Cilësisë në qytetin e Sarandës

Në datë 1 Qershor 2023, në kuadër të kalendarit të aktiviteteve promovuese të miratuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në qytetin e Sarandës u zhvillua aktiviteti ndërgjegjësues dhe promovues mbi rolin dhe rëndësinë e standardeve në infrastrukturën e cilësisë.

Si një nga tri shtyllat e infrastrukturës së cilësisë përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS), morën pjesë në këtë aktivitet së bashku me përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit (DPA) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë (DPM).

Përfaqësuesit e tre Drejtorive që i përkasin infrastrukturës së cilësisë zhvilluan një takim në Universitetin e Tiranës Filiali Sarandë me një grup studentësh të degëve Administrim Biznesi dhe Gjuhë e Huaj.

Prezantimi i DPS-së u fokusua mbi rolin dhe rëndësinë e standardizimit, misionin e DPS, rolin e standardeve në infrastrukturën e cilësisë si edhe perfitimet e komunitetit të biznesit nga aplikimi dhe implementimi i standardeve duke filluar nga siguria e produkteve dhe shërbimeve, tek rritja e konkurrueshmërisë dhe kostos së produkteve, lëvizja e lirë e mallrave dhe shërbimeve, rritja ekonomike dhe aplikimi i teknologjive bashkëkohore dhe të rejave në shkencë dhe teknologji.

Përfaqësuesi i DPS prezantoi një informacion mbi standardet dhe rolin e tyre në ekonomi dhe industri, në sigurinë ushqimore, si dhe mbi përfitimet e njohjes së standardeve në kuadër të veprimtarive akademike.