DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Siguria e produkteve ushqimore është çështje jetike dhe prioritet

Sot është Dita Botërore e Sigurisë Ushqimore, një ditë e cila na rikujton që të gjithë duhet të bashkëpunojmë për të pasur ushqim të shëndetshëm dhe të sigurtë në çdo fazë, nga prodhimi deri te konsumi.

Me rreth 600 milionë raste të sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimi çdo vit, është jetike që të ofrohet ushqim i sigurtë për të gjithë. Nëpërmjet zbatimit të standardeve, si ISO 22000, të cilat i ndihmojnë organizatat të identifikojnë dhe kontrollojnë rreziqet e sigurisë ushqimore, mund të forcojmë përpjekjet për të ofruar ushqim të sigurtë për të gjithë.

Prioriteti i çdo shteti është të ofrojë sigurinë ushqimore, të promovojë shëndetin, prosperitetin ekonomik dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Prodhuesit e produkteve ushqimore kanë përgjegjësinë për të menaxhuar sigurinë e produkteve të tyre dhe mirëqenien e konsumatorëve të tyre, prandaj standardi ISO 22000 i ndihmon ato në arritjen e objektivave.

Standardi SSH ISO 22000:2018 “Sistemet e menaxhimit të sigurisë ushqimore - Kërkesat për çdo organizatë në zinxhirin ushqimor”.

Ky standard përcakton kërkesat për sistemet e menaxhimit të sigurisë ushqimore në mënyrë që organizatat të përfshihen direkt ose indirekt në zinxhirin ushqimor duke planifikuar, zbatuar, vepruar dhe mirëmbajtur sistemin e menaxhimit të sigurisë ushqimore në mënyrë që të ofrohen produkte dhe shërbime të sigurta, në përputhje me përdorimin e tyre nga blerësit ose përdoruesit.