DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Thjeshtësimi i jetesës për njerëzit me aftësi të kufizuara

Organizata Ndërkombëtare e Standardizimit (ISO), ka përditësuar standardet në fushën e ergonomisë.

Rreth një miliard njerëz në botë kanë një formë të aftësisë së kufizuar, prandaj çdo shtet e ka për detyrë thjeshtësimin e jetesës së personave me aftësi të kufizuar, që nga sigurimi nga i produkteve, shërbimeve dhe deri te sigurime mjediseve për parkimin e automjeteve.

Standardet kanë një rol kryesor në përmirësimin e jetës së njerëzve me aftësi të kufizuara, prandaj Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) ka hartuar udhëzuesin ISO/IEC 71, për thjeshtësimin e jetesës së njerëzve me aftësi të kufizuara.

Udhëzuesi 71 i hartuar nga specialistët e fushës së ergonomisë ndihmon në sigurimin e thjeshtësimit të jetesës së personave me aftësi të kufizuara dhe të merren parasysh parimet e saj, gjatë hartimit ose rishikimit të standardeve. Meqenëse një element kryesor i përmirësimit të jetesës është ergonomia njerëzore, Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO), gjithashtu ofron udhëzime rreth zbatimit të elementeve të ergonomisë nga përdoruesit e Udhëzuesit 71 të sapo përditësuar.

Standardi ISO/TR 22411, Elementet ergonomike për përdorim në zbatimin e udhëzuesit ISO/IEC 71:2014, ndihmon hartuesit e standardeve të kuptojnë nevojat njerëzore dhe aftësitë e personave me aftësi të kufizuara dhe personave të moshuar.

Ky raport teknik ofron të dhëna dhe njohuri sasiore, si dhe të dhëna specifike për kontekstin dhe detyra specifike, duke u bazuar në kërkime ergonomike. Të dhënat përqendrohen në efektet e plakjes dhe pasojat e llojeve të ndryshme të paaftësive shqisore, fizike dhe njohëse të njeriut.

Raporti teknik, kryesisht i drejtohet hartuesve të standardit, ISO/TR 22411, por mund të përdoret gjithashtu nga ergonomistët dhe projektuesit për të mbështetur projektimin e produkteve, sistemeve, shërbimeve, mjediseve dhe pajisjeve për përmirësimin e jetesës së personave me aftësi të kufizuara.

Ai është përditësuar me të dhëna të reja ose më të hollësishme, që tani janë në dispozicion për përdorim. Publikimi i ri përfshin dhe një aneks, me tekst alternativ për figurat dhe tabelat, që i bën ato më të dukshme për lexuesit me shikim të dobët.