Kohët e fundit, shumica e shitblerjeve të mallrave dhe shërbimeve, në gjithë botën po kryhen nëpërmjet tregëtisë elektronike. Ekonomia e ndarjes është një nga sektorët ekonomikë, i cili po rritet me rritme të shpejtë dhe kontribon në rritjen ekonomike të vendeve. Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO), sapo ka publikuar një standard të ri për të ndihmuar në rritjen e ekonomisë së ndarjes dhe tregëtinë elektronike.
Standardi ISO 42500, Ekonomia e ndarjes – Parimet e përgjithshme, ofron udhëzime, që synojnë të sigurojnë veprime të sigurta dhe të besueshme, duke nxitur përdorimin optimal të burimeve. Nëse ekonomia e ndarjes dhe tregtia elektronike zbatohet në përputhje me rregullat dhe e parimet e përcaktuara në standarde, mund të ndihmojë në zbatimin e objektivave për reduktimin e ndotjes së mjedisit.
Sipas Dr Kernaghan Webb, kryetar i komitetit të ekspertëve, që hartuan standardin ISO 42500, çështje të tilla, si produktet ose shërbimet, të cilat nuk përmbushin parimet e ndotjes së mjedisit, sociale janë barriera për zhvillimin e ekonomisë së ndarjes. Barriera të tjera të tregtisë elektronike, përfshijnë mungesën e masave për mbrojtjen e privatësisë së të dhënave të përdoruesit, humbjen dhe vjedhjen e tyre dhe mungesën e procedurave të qarta për paraqitjen e ankesave elektronie nëpërmjet internetit.
Ai tha: "Ekonomia e ndarjes ka potencialin për të transformuar jetën tonë, duke reduktuar ndotjen e mjedisit dhe duke krijuar lehtësi në procedurat e shitblerjes së mallrave dhe shërbimeve". “Rritja e saj varet nga besimi i dhënë nga transparenca dhe llogaridhënia. Standardi ISO 42500 u hartua për të mbështetur ekonominë e ndarjes.”
ISO 42500 është standardi i parë, i cili ofron një bazë për zbatimin e ekonomisë së ndarjes dhe në të do të bazohet hartimi I standardeve të tjera më të detajuara rreth fushës. Standardet e të reja do të formojnë një seri standardesh, që do të ofrojnë udhëzime operacionale për sigurinë dhe besueshmërinë e ekonomisë së ndarjes dhe tregtisë elektronike.
Standardi ISO 42500 u hartua nga komiteti teknik ISO ISO/TC 324, Ekonomia e përbashkët, sekretariati i të cilit mbahet nga JISC, anëtar i ISO për Japoninë.