DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

E ardhmja e kujdesit shëndetësor

E ardhmja do të drejtohet nga teknologjia, prandaj organizatat e kujdesit shëndetësor duhet t'i nënshtrohen ndryshimeve thelbësore, nëse dëshirojnë të përballojnë sfidat e sotme globale.

Në industrinë globale të kujdesit shëndetësor po ndodh një transformim i madh, si pasojë e një sërë teknologjish të reja, të cilat ndryshojnë rrënjësisht mënyrën, se si ne japim dhe marrim kujdesin shëndetësor në shekullin e 21-të.

ADN-ja e embrionit njerëzor "Modifikohet" për të hequr një sëmundje. Kirurgët praktikojnë procedurat kirurgjikale të zemrës neonatale në modele anatomike të printuara në 3D. Dhe, për herë të parë, një dron i ka dorëzuar një veshkë një pacienti të transplantuar, i cili kishte disa vite që priste për një donator. Këta skenarë mahnitës janë shpalosur së fundmi në atë që shpallet si fillimi i kujdesit shëndetësor inovativ.

Sekretari i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh në Asamblenë e 75-të Botërore të Shëndetit javën e kaluar, si vijon: “Më lejoni të filloj me përpjekjet tona për të parë një miliard njerëz me shëndet dhe mirëqenie më të mirë. Projektimi ynë është që ne pothuajse do ta arrijmë këtë objektiv deri në vitin 2023, por progresi është vetëm rreth një e katërta e asaj që kërkohet për të arritur objektivat përkatëse të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Megjithatë, ka tendenca dhe suksese inkurajuese për të festuar.”

Tendencat e reja mund të kenë ndikime të rëndësishme për mënyrën se si funksionojnë sistemet tona shëndetësore dhe se si strukturat e kujdesit shëndetësor të së ardhmes janë të pajisura me personel, madhësi dhe strukturim. Ndryshimet demografike dhe ekonomike, të shoqëruara me teknologjitë e avancuara dhe konsumimi në rritje, po lejojnë që më shumë shërbime të kujdesit shëndetësor të zhvillohen në mjedise ambulatore, duke mënjanuar kujdesin spitalor për rastet më komplekse. Pra, si ndikon kjo në kujdesin shëndetësor që njohim ne? Dhe si t'i pranojmë këto prirje të reja duke ruajtur sigurinë dhe shëndetin e pacientit?

Nevoja për të përmirësuar ofrimin e kujdesit shëndetësor po shqyrtohet nga komiteti teknik i Organizatës Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO), ISO / TC304, Menaxhimi i organizatës së kujdesit shëndetësor. Ky komitet është projektuar për të siguruar një kujdes efektiv, efikas, në kohë dhe për të minimizuar riskun dhe për të rritur sigurinë e kujdesit shëndetësor. Në të ardhmen do të hartohet që është i përqendruar te njerëzit, standardi (ISO 7101), i cili do t'u japë mjekëve, pacientëve dhe personelit shëndetësor infrastrukturën dhe qartësinë, që u nevojitet për kalimin në epokën magjepsëse të kujdesit shëndetësor.