DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit, realizoi 2 takime mbi fushatën e ndërgjegjësimit mbi infrastrukturën e cilësisë

Në datat 24 dhe 25 Tetor 2023, në kuadër të kalendarit të aktiviteteve promovuese të miratuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomise, u zhvillua në qytetin e Shkodrës aktiviteti ndërgjegjësues dhe promovues mbi rolin dhe rëndësinë e standardeve në infrastrukturën e cilësisë.

Përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS), si një nga tri shtyllat e infrastrukturës së cilësisë morën pjesë në aktivitet së bashku me përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit (DPA) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë (DPM).

Gjatë ditës së parë të aktivitetit me studentë nga universiteti “Luigj Gurakuqi”, prezantimi i DPS-së u fokusua mbi rolin dhe rëndësinë e standardeve në infrastrukturën e cilësisë si dhe mbi benefitet e njohjes së standardeve në kuadër të veprimtarive akademike.

Në ditën e dytë të aktivitetit, përfaqësuesit e DPS-së zhvilluan një takim me pjesëmarrjen e shoqatës së fermerëve të krahinës së Reçit. U diskutua se si standardizimi mund të përmirësojë koordinimin mes palëve të interesuara, duke filluar nga ferma deri te tregu. Po ashtu, u bë e qartë rëndësia e përmbushjes së standardeve të cilësisë dhe sigurisë për të siguruar qasje në tregjet vendase dhe ndërkombëtare.