DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

DPS sapo ka publikuar standardin SSH EN 590:2022



DPS sapo ka publikuar standardin SSH EN 590:2022 “Lëndë djegëse e lëngët për automjete -Gazoil (Diesel) - Kërkesat dhe metodat e provës” dhe ka shfuqizuar standardin SSH EN 590:2017.

Standardi i sapo publikuar SSH EN 590:2022 specifikon kërkesat dhe metodat e provës për karburantin dizel të automjeteve, që tregtohet dhe shpërndahet. Ai është i zbatueshëm për karburantin naftë (dizel), i cili përdoret në automjetet e projektuara për të punuar me naftë.

Ndryshimet kryesore midis standardit SSH EN 590:2022 dhe standardit SSH EN 590:2017 janë:

  • Përfshirja e specifikimit të ndryshuar për përmbajtjen e estereve metilikë të acidit yndyror (EMAY) sipas standardit SSH EN 14214.
  • Përcaktimi i vonesës së ndezjes të lëndëve djegëse, sipas standardit (SSH EN 16144) si një metodë alternative prove për përcaktimin e numrit të cetanit. Metoda motorike BASF sipas standardit SSH EN 16906 dhe metoda për përcaktimi e numrit të cetanit (ICN) sipas standardit SSH EN 17155 janë përfshirë si metoda alternative për përcaktimin numrit të cetanit.
  • Përfshirja e metodës së mikrodistilimit si një metodë alternative prove për distilimin sipas standardit SSH EN 17306.
  • Përfshirja e metodës së automatizuar si një metodë alternative prove për përcaktimin e pikës së turbullimit sipas standardit SSH EN ISO 22995.
  • Përfshirja e metodës së qëndrueshmërisë së oksidimit sipas standardit SSH EN 16091 si një metode alternativë prove për stabilitetin e oksidimit e përcaktuar në standardin SSH EN 15751 për lëndën djegëse dizel, e cila përmban mbi 2,0 % (V/V) të estereve metilikë të acidit yndyror (EMAY).
  • Heqja e shtojcës A dhe ndryshime në paragrafin 6.5.1 të standardit në lidhje me të dhënat e saktësisë të metodës së provës për lëndën djegëse dizel, që përmban esteret metilikë të acidit yndyror (EMAY).
  • Dhënia e sqarimeve të mëtejshme rreth kërkesës për lubrifikim në Tabelën 1.
  • Sqarimi i kërkesës së mospërputhjes në lidhje me përmbajtjen e squfurit në paragrafin 6.7.3 të standardit.