Ky standard përcakton procedurat e rekomanduara për trajtimin e implanteve ortopedike, të referuara më poshtë si implante, nga marrja në spital derisa ato të implantohen ose hidhen. Standardi vlen për implantet (të tilla sic mund të jenë metalet e përdorura aktualisht, qeramike ose implantet polimerike) dhe gjithashtu për rrëshirat akrilike dhe çimento të tjera të eshtrave. Ky udhëzim nuk vlen për prodhuesit e implanteve. Megjithatë, ky udhëzim përmban referenca për stokun e implanteve që mund të jenë të dobishme për prodhuesit dhe veçanërisht për furnizuesit e palëve të treta.