DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

DPS ka publikuar standardin SSH ISO 50001:2018/Amd 1:2024 “Sistemet e menaxhimit të energjisë - Kërkesat bashkë me udhëzime për përdorim - Amendamenti 1: Ndryshimet e veprimit klimatik”

Standardi SSH ISO 50001:2018 specifikon kërkesat për krijimin, zbatimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e një sistemi të menaxhimit të energjisë (EnMS). Rezultati i synuar është t'i mundësojë një organizate të ndjekë një qasje sistematike në arritjen e përmirësimit të vazhdueshëm të performancës energjetike dhe të EnMS-së.

Ky standard:

a) është i zbatueshëm për çdo organizatë pavarësisht nga lloji, madhësia, kompleksiteti, vendndodhja gjeografike, kultura organizative ose produktet dhe shërbimet që ofron;

b) zbatohet për aktivitetet që ndikojnë në performancën e energjisë të cilat menaxhohen dhe kontrollohen nga organizata;

c) është i zbatueshëm pavarësisht nga sasia, përdorimi ose llojet e energjisë së konsumuar;

d) kërkon demonstrim të përmirësimit të vazhdueshëm të performancës së energjisë, por nuk përcakton nivelet e përmirësimit të performancës së energjisë që duhet të arrihet;

e) mund të përdoret në mënyrë të pavarur, ose të përafrohet apo integrohet me sisteme të tjera të menaxhimit.