DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

DPS ka publikuar standardin SSH ISO 45001:2018 “Sistemet e menaxhimit të shëndetit dhe sigurisë në punë - Kërkesat me udhëzime për përdorim”

Standardi SSH ISO 45001:2018 specifikon kërkesat për një sistem të menaxhimit të shëndetit dhe sigurisë në punë (OH&S) dhe jep udhëzime për përdorimin e tij, për t'i mundësuar organizatave të ofrojnë vende pune të sigurta dhe të shëndetshme duke parandaluar dëmtimet në lidhje me punën dhe problemet me shendetin.

Në përputhje me politikën e OH&S të organizatës, rezultatet e synuara të një sistemi menaxhimi OH&S përfshijnë:

përmirësimin e vazhdueshëm të performancës së OH&S;

përmbushjen e kërkesave ligjore dhe kërkesave të tjera;

arritjen e objektivave të OH&S.

Standardi SSH ISO 45001:2018 është i zbatueshëm për çdo organizatë pavarësisht nga madhësia, lloji dhe aktivitetet e saj. SSH ISO 45001:2018 mund të përdoret në tërësi ose pjesërisht për të përmirësuar sistematikisht menaxhimin e shëndetit dhe sigurisë në punë.