DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

DPS ka publikuar standardin SSH ISO 37001:2025 “Sistemet e menaxhimit kundër mitëmarrjes-Kërkesat me udhëzime për përdorim”

Standardi përcakton kërkesat dhe ofron udhëzime për krijimin, zbatimin, mirëmbajtjen, rishikimin dhe përmirësimin e një sistemi të menaxhimit kundër mitëmarrjes. Ky sistem mund të jetë i pavarur ose mund të integrohet në një sistem të përgjithshëm menaxhimi.

Ai trajton çështje të ndryshme lidhur me aktivitetet e organizatës, përfshirë:

Standardi është i zbatueshëm vetëm për mitëmarrjen. Ai përcakton kërkesat dhe ofron udhëzime për një sistem menaxhimi të projektuar për të ndihmuar organizatën të parandalojë, zbulojë dhe të reagojë ndaj mitëmarrjes, si dhe për të përmbushur detyrimet ligjore kundër mitëmarrjes, që lidhen me aktivitetet e saj.

Kërkesat e këtij standardi janë të përgjithshme dhe synojnë të jenë të zbatueshme për të gjitha organizatat (ose pjesë të një organizate), pa marrë parasysh llojin, madhësinë dhe natyrën e aktivitetit të tyre, si dhe nëse ato veprojnë në sektorin publik, privat.