Ky standard përcakton përmbajtjen për specifikimet komerciale për makineritë e shtrimit të asfaltit, të përdorur në ndërtimin e rrugëve dhe proceset e mirëmbajtjes për vendosjen e materialeve të shtrimit. Ai mbulon makineritë dhe komponentët e saj dhe përcakton parametrat për karakteristikat teknike për të dyja. Standardi nuk mbulon specifikimet komerciale për zgjeruesit e rrugëve, të cilët mund të funksionojnë në mënyrë të ngjashme me një asfaltues në kushte të caktuara.