Standardi specifikon kërkesat për ndërtimin, zbatimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit të menaxhimit të sigurisë së informacionit të një organizate. Ai përfshin kërkesat për vlerësimin dhe menaxhimin e rreziqeve, të cilat vijnë nga mungesa e sigurisë së informacionit sipas nevojave të organizatës. Kërkesat e përcaktuara në standardin ISO/IEC 27001:2023 janë të përgjithshme dhe synohen të jenë të zbatueshme për të gjitha organizatat, pavarësisht nga lloji, madhësia ose natyra e tyre.