Ky standard specifikon kërkesat për ngritjen, implementimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e një sistemi për menaxhimin e energjisë - EnMS.
Rezultati i pritshëm është ti mundësojë një organizatë të ndjekë një qasje sistematike në mënyrë që të arrijë një përmirësim të vazhdueshëm të performancës së energjisë dhe sistemit të menaxhimi të energjisë.
Standardi:
a) është i zbatueshëm nga çdo organizatë pavarësisht tipit, madhësisë, vendndodhjes gjeografike, organizimit kulturor apo produkteve dhe shërbimeve që ofron;
b) është i zbatueshëm në aktivitetet që ndikojnë në performancën e energjisë, aktivitete këto që menaxhohen dhe kontrollohen nga organizata;
c) është i zbatueshëm pavarësisht nga sasia, përdorimi ose llojet e energjisë së konsumuar;
d) kërkon demonstrimin e përmirësimit të vazhdueshëm të performancës së energjisë, por nuk përcakton nivelet e përmirësimit të performancës së energjisë që duhet arritur;
e) mund të përdoren në mënyrë të pavarur, të radhitet ose të integrohet me sisteme të tjera të menaxhimit.