Standardi specifikon një qasje procesi kur zhvillon dhe zbaton një FSMS si dhe përmirëson efektivitetin e tij për të rritur prodhimin e produkteve dhe shërbimeve të sigurta duke përmbushur kërkesat e aplikueshme. Kuptimi dhe menaxhimi i proceseve të ndërlidhura si një sistem, kontribuon në efektivitetin dhe efikasitetin e organizatës në arritjen e rezultateve të synuara. Qasja e procesit përfshin përcaktimin dhe menaxhimin sistematik të proceseve, si dhe ndërveprimet e tyre, në mënyrë që të arrihen rezultatet e synuara në përputhje me politikën e sigurisë ushqimore si dhe drejtimin strategjik të organizatës.