Materiale të ambalazhimit parësor për produkte mjekësore - Kërkesa të veçanta për zbatimin e ISO 9001:2015, duke iu referuar praktikës së mirë të prodhimit (PMP) (ISO 15378:2017)
Standardi përcakton kërkesat për një sistem të menaxhimit të cilësisë, kur një organizatë: a) duhet të demonstrojë aftësinë e saj për të ofruar vazhdimisht produkte dhe shërbime që plotësojnë kërkesat e konsumatorëve, kërkesat ligjore dhe rregullatore të zbatueshme dhe b) synon të rrisë kënaqësinë e konsumatorit përmes aplikimit efektiv të sistemit, duke përfshirë proceset për përmirësimin e sistemit dhe sigurimin e përputhshmërisë me kërkesat e konsumatorëve, kërkesat ligjore dhe rregullatore të zbatueshme. Të gjitha kërkesat e këtij standardi janë të përgjithshme dhe kanë për qëllim të jenë të zbatueshme për çdo organizatë, pavarësisht nga lloji, madhësia ose produktet dhe shërbimet, që ofron.