Standardi përcakton metodat e provës dhe kërkesat minimale për aktivitetin e eliminimit të sporeve tek dezinfektuesit kimik, të cilët formojnë një masë homogjene, fizikisht të qëndrueshme, kur janë të hollura me ujë ose kur produktet janë të gatshme dhe përdoren me ujë. Ky është një standard, i cili është i zbatueshëm në dezinfektimin e instrumenteve dhe pajisjeve të fushës së mjekësisë në mjedise të tilla, siç mund të jenë p.sh; spitale, institucione mjekësore të tjera, të cilat mund të jenë klinika dentare, klinika mjekësore në ambientet e shkollave, kopshteve dhe shtëpive të pleqve.