Standardi specifikon kërkesat dhe metodat e provës, që kanë të bëjnë në veçanti me prodhimin, sigurinë, përshtatshmërinë, qëllimin dhe përdorimin racional të energjisë, si dhe klasifikimin e kaldajave me gaz, të cilat përdoren për sisteme ngrohje qëndrore. Ato janë të pajisura me tuba për ventilim dhe furnizim me lëndë djegëse edhe përcaktohen në standard si kaldaja. Në standard termi kaldajë kaldajë duhet të kuptojë sistemin qëndror të ngrohjes së bashku me të gjithë tubat lidhës. Standardi duhet të përdoret sëbashku me kërkesat e përgjithshme të standardit EN 15502-2-1. Standardi mbulon kaldajat me gaz per ngrohje qëndrore për tipet B dhe C, sipas klasifikimit të tyre.