Ky standard përcakton kërkesat e sigurisë për funksionimin e pishinave të klasifikuara sipas pikës 4 të këtij standardi. Standardi është menduar të vihet në zbatim për pjesën e personave të cilët merren me funksionimin, menaxhimin, dhe administrimin e klasifikimit të pishinave për sportin e notit. Gjithashtu ky standard përfshin udhëzime në lidhje me rreziqet për stafin (personelin) dhe përdoruesit e pishinave publike duke identifikuar kështu masat paraprake të nevojshme, të cilat duhen ndërmarrë për rritjen e sigurisë. Ky standard ka një zbatim të kufizuar në pishina të klasifikuara për sportin e notit në zona të ndara të lumenjve, liqeneve dhe detit.