DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

DPS ka publikuar standardin SSH EN 1420:2016 “Ndikimi i materialeve organike në ujin e destinuar për konsum njerëzor - Përcaktimi i erës dhe vlerësimi i aromës të ujit në sistemet e tubacioneve”

Ky standard përcakton një procedurë për marrjen e një mostre të ujit për të përcaktuar erën dhe aromën për produktet e prodhuara nga materiale organike të cilat janë të destinuara të jenë në kontakt me ujin për konsum njerëzor (uji i pijshëm) dhe të cilat përdoren në sistemet e tubacioneve. Tek këto produkte përfshihen tubat, pajisjet, pajisje ndihmëse dhe veshjet e këtyre tubacioneve.

Ky standard është i zbatueshëm te ato produkte të cilat përdoren në kushte të ndryshme për transportin, ruajtjen dhe shpërndarjen e ujit të destinuar për konsum njerëzor dhe lëndës së parë të ujit për prodhimin e ujit të destinuar për konsum njerëzor. Standardi specifikon një metodë testimi e cila ka në përbërje të saj një grup procedurash. Përdorimi i këtij standardi mund të jetë në varësi të rregulloreve kombëtare dhe/ ose të sistemit ose standardeve të produkteve.