DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

DPS ka publikuar standardin SSH EN 13976-2:2018 “Sistemet e shpëtimit - Transportimi i inkubatorëve - Pjesa 2: Kërkesat e sistemit”

Ky standard përcakton kërkesat për sistemin e transportit të inkubatorëve të nevojshëm për kujdesin dhe trajtimin e foshnjave, të përdorur në transportin e emergjencës ose në një transport të planifikuar. Ky standard specifikon kërkesat e veçanta dhe të nevojshme për të siguruar funksionin e duhur të pajisjeve gjatë transportit (p.sh. monitorët, respiratorët, pompat e infuzionit, sistemet shtesë të mbështetjes së mushkërive (ECLS-), furnizimi me gaz) dhe sigurimin e transportit të sigurt për foshnjat dhe operatorët.