DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

DPS ka publikuar standardin SSH EN 13451-2:2015

Pajisje për pishina - Pjesa 2: Kërkesat specifike shtesë të sigurisë dhe metodat e testimit për shkallët, pjesët e shkallëve dhe dorezat mbajtëse

Standardi përcakton kërkesat për shkallët, pjesët e shkallëve dhe dorezat mbajtëse në përputhje me kërkesat e përgjithshme të standardit EN 13451-1. Kërkesat e këtij standardi specifik kanë përparësi ndaj atyre të standardit EN 13451-1. Pjesa e dytë e standardit EN 13451 zbatohet për shkallët dhe mbajtëset anësore të tyre, të cilat përdoren për hyrjen dhe daljen në pishinë, siç janë të klasifikuara në standardet EN 15288-1 dhe EN 15288-2.