Ky standard specifikon kërkesat për kone dhe cilindra të rinj trafiku me veti reflektuese.
Standardi specifikon karakteristikat minimale thelbësore të performancës vizuale dhe fizike; metodat e provës për përcaktimin e performancës së produktit dhe mjetet me të cilat kjo performancë mund t'i komunikohet përdoruesit dhe publikut, përfshirë agjensitë e zbatimit të sigurisë. Standardi ofron një seri të kategorive ose klasave me të cilat mund të përcaktohet një kon i trafikut ose cilindri i trafikut për t'u përdorur në aplikacione të ndryshme.