DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

DPS ka publikuar standardin SSH EN 12604:2017+A1:2020 “Porta dhe dyer garazhi, industriale, tregtare - Aspekte mekanike – Kërkesa dhe metoda prove”

Standardi specifikon kërkesat mekanike dhe metodat e provës për dyert, portat dhe grilat që funksionojnë mekanikisht, të cilat vendosen në zona të aksesueshme nga të gjithë. Këto lloj dyersh dhe barrierash përdoren për kalim të sigurt të automjeteve të drejtuara nga shoferë në parkime, të cilat ndodhen në ambiente industriale, tregtare ose banesa. Ky standard specifikon kërkesat për prodhimin e dyerve me hapje mekanike, të tilla si grilat elektronike, të përdorura në ambientet e shitjes me pakicë të cilat kryesisht ofrohen për mbrojtjen e mallrave.