Rubinetë për përdorim sanitar - Tuba dushi për rubineta për përdorim sanitar për sistemet e tubacioneve të furnizimit me ujë të tipit 1 dhe tipit 2 - Specifikimi i përgjithshëm teknik
Standardi Evropian specifikon: - dimensionet, hermeticitetin, karakteristikat hidraulike dhe mekanike me të cilat tubat e dushit duhet të jetë në përputhje; - proçedurat për testimin e këtyre karakteristikave. Ai zbatohet për tuba dushi të çdo materiali, që përdoret për qëllime larjeje dhe të destinuar për pajisje dhe rubinetë sanitar shtesë për banjo dhe dushe. Ky standard zbatohet për tuba dushi të lidhur me tapat e rubinetëve. Tuba, të cilët janë pjesë integrale e rubinetëve sanitarë (lavamanë dhe valvola përzierëse me bazë larjeje) ose tuba të destinuar për lidhjen e rubinetëve sanitar për furnizimin e ujit nuk janë të mbuluar nga ky standard.