DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

DPS ka publikuar një artikull të Organizatës Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO), rreth 'Sistemeve të menaxhimit të marrëdhënieve të biznesit bashkëpunues'.

Standardet e Organizatës Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO), mbështesin zhvillimin e industrisë, nëpërmjet kërkesave specifike ndërkombëtare, të cilat ofrojnë cilësi, siguri dhe qëndrueshmëri.

ISO, gjithashtu ka standarde, që lehtësojnë praktikat dhe marrëdhëniet e biznesit. Këto janë standardet e serisë ISO 44001, 'Sistemet e menaxhimit të marrëdhënieve të biznesit bashkëpunues - Kërkesat dhe struktura', e cila siguron një platformë të përbashkët, që maksimizon përfitimet e punës, të cilat bashkëpunojnë dhe ndihmojnë kompanitë në krijimin e marrëdhënieve të sigurta të biznesit me organizatat e tjera.

Standardet janë mjete të rëndësishme, të cilat kontribuojnë në ndërtimin e infrastrukturave të sigurta dhe elastike. Për shembull, ISO ka mbi 1000 standarde, rreth industrisë së ndërtimit, të cilat ofrojnë udhëzime dhe specifikime ndërkombëtare.

Për më tepër, puna e vazhdueshme e ISO-s, në lidhje me menaxhimin e inovacionit do të ofrojë struktura të qëndrueshme, që i ndihmojnë organizatat dhe bizneset të shfaqin potencialin e tyre inovativ.