DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Dita Ndërkombëtare e Turizmit

Udhëtimi është një menyrë për t’u shkëputur nga problemet e përditshme dhe stresi i punës. Udhëtimet në zonat rurale, në veçanti ndihmojnë të zbulojmë bukuritë e natyrës, të njohim njerëz të rinj dhe të kënaqemi në shoqërinë e banorëve të zonës. Standardet ISO për turizmin, ndihmojnë në zhvillimin e turizmit ndërkombëtar.

Dita Ndërkombëtare e Turizmit në këtë vit feston rolin unik, që luan turizmi në ofrimin e mundësive të zhvillimi të qyteteve të mëdha dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore në të gjithë botën. Me temën "Turizmi dhe Zhvillimi Rural", Dita Ndërkombëtare e Turizmit për këtë vit festohet në një moment kritik për sektorin e turizmit, pasi shtetet e gjithë botës po kërkojnë të rimëkëmbin industrinë e turizmit, përfshirë edhe turizmin në zonat rurale, ku sektori i turizmit është burimi kryesor i të ardhurave të banorëve.

Si mundet ISO të kontribuojë në këtë zhvillimin e sektorit të turizmit?

ISO ofron një tërësi standardesh ndërkombëtare, të cilat shërbejnë si mjete të rëndësishme për të ndihmuar në zhvillimin e bizneseve kryesore në industrinë e turizmit. Në standardet e ISO për turizmin përfshihen edhe standardet e hartuara nga komiteti teknik ISO/Tc 228, Turizmi dhe shërbimet e tij. Nga komiteti teknik ISO / TC 228 ofrohen më shumë se 30 standarde. Komiteti teknik ISO/TC 228 po punon për të përmirësuar shërbimet turistike, sistemet e qëndrueshme të menaxhimit për objektet e akomodimit, si dhe turizmin aventuresk dhe industrial.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Turizmit të Kombeve të Bashkuara (UNWTO), "Turizmi dhe Zhvillimi Rural" është tematika më e rëndësishme, pasi sektori global i turizmit po përballet me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19. Zonat rurale, janë të papërgatitura për t'u përballur me sfidat afatshkurtra dhe afatgjata të krizës së mungesës së turizmit. Sektori i turizmi ofron zgjidhjen për të gjitha sfidat e turizmit.

Znj. Natalia Ortiz de Zárate, Kryetare e komitetit teknik ISO / TC 228, tha se: “Dita Ndërkombëtare e Turizmit shërben për të vlerësuar mendimin se si turizmi mund të përmirësojë botën tonë. Turizmi, si sektor fuqizon komunitetet rurale, me një potencial për të krijuar vende pune dhe ofron munësi për tu punësuar të gjithë njerëzit në nevojë. Standardet ISO ofrojnë ndihmë në zhvillimin e sektorit të turizmit në zonat rurale.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al