DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Dita Ndërkombëtare e Standardeve për vitin 2022

Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) do të organizojë Ditën Ndërkombëtare të Standardeve për vitin 2022.

Dita Ndërkombëtare e standardeve po vjen. Vitin e kaluar, ISO e filloi fushatën mediatike shumëvjeçare për standardet, që mbështesin Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (SDG-s) me tematikën "Vizioni i përbashkët për të ndërtuar një botë më të mirë". Edhe sivjet, ISO do të vazhdojë këtë fushatë mediate, duke nxjerrë në pah rëndësinë e standardeve në zbatimin e (SDG-s), për të mundësuar krijimin e një bote më të qëndrueshme.

Këtë vit rëndësia e standardeve, vë theksin në marrjen e masave dhe përshpejtimin e ndryshimeve, veçanërisht në fushën e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike. ISO po e sfidon botën të imagjinojë një të ardhme më të mirë, duke u frymëzuar nga SDG-të dhe duke i pozicionuar standardet, si mjete, të cilat shërbejnë për të na ndihmuar të ndërtojmë një botë më të mirë. Objektivi i ISO është që standardet të shihen si dokumenta thelbësore, të cilat ndihmojnë në zbatimin e SDG-s. Mbi themelet e forta të vendosura vitin e kaluar do të vazhdojnë të realizojnë vizionin e përbashkët.
Pse duhet të merren masa?
Shumë nga komunikimet e sotme, rreth SDG-ve fokusohen në matjen e progresit, identifikimin e sfidave dhe përcaktimin e qëllimeve. Le të poziconohen standardet, si një mjet për veprim dhe përshpejtim të ndryshimeve.

Për më tepër na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)
Kutia Postare 98
1014 Tiranë – Shqipëri
Tel: + 355 (4) 222 62 55
Fax: + 355 (4) 224 71 77
E-mail: info@dps.gov.al