DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Dita Botërore e Standardeve 2022

Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) organizon eventin për Ditën Botërore të Standardeve 2022, duke theksuar mënyrën sesi standardet mund të ndihmojnë në arritjen e Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG-s) të Kombeve të Bashkuara.

Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs), të cilat trajtojnë diskriminimet sociale, zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe ngadalësimin e shkallës së ndryshimeve klimatike, motivojnë për të pasur një botë më të mirë. Për t'i arritur SGD-s duhet bashkëpunimi i shumë partnerëve publikë dhe privatë dhe përdorimi i të gjitha mjeteve dhe burimeve të vëna në dispozicion, duke përfshirë standardet ndërkombëtare dhe vlerësimin e konformitetit.

Sistemi i standardeve është ndërtuar me frymën e bashkëpunimit të ekspertëve të fushave të ndryshme. Ai është dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit dhe besimit se të punojmë sëbashku mund jemi më të suksesshëm, sesa duke punuar vetëm. Puna në grup, po jep zgjidhje të mençura, të cilat ndihmojnë në përballimin e sfidave të zhvillimit të qëndrueshëm.

Fryma e bashkëpunimit ndihmon në rrugëtimin shumëvjeçar të Ditës Botërore të Standardeve për të gjetur mënyrat e shumta me anë të të cilave standardet ndërkombëtare kontribuojnë në arritjen me sukses të SDG.

Zgjidhjet teknike, që ofrojnë standardet janë efektive të shpejta dhe të testuara ndaj risqeve potenciale dhe ndihmojnë në arritjen e sigurtë dhe të shpejtë të rezultateve në çdo fushë të jetës, mes mbledhjes së ekspertizave më të mira nga të gjitha vendet e botës për të gjetur rrugë që funksionojnë në secilin shtet pavarësisht nivelit të zhvillimit, rritjes ekonomike dhe aksesit në njohuri.