DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Covid-19 - Adresimi i sfidave në vendin e punës

Mbajtja e sigurt dhe e shëndetshme e vendit të punës është e rëndësishme në çdo kohë, por veçanërisht edhe më shumë në raste si kjo situatë që po kalojmë apo të tjera të ngjashme si kjo. Organizatat Europiane e ndërkombëtare të standardizimit si CEN, CENELEC dhe ISO e IEC janë pjesë e përpjekjeve për të ndihmuar në këto situate, me standarde e udhëzime konkrete.

E gjithë ecuria e punës është hedhur me kokë poshtë, në një farë mënyre në këtë situatë Covid-19, dhe sfidat kryesore në luftën kundër përhapjes së tij është menaxhimi i sigurisë dhe mbrojtjes në punë. Kjo vlen si për ata që janë në gjendje të vazhdojnë të punojnë, ashtu edhe për ata që do të duhet të përgatiten për një ri-kthim eventual në punë.

Tema e Ditës Botërore të këtij viti për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë është "Stop pandemisë: Siguria dhe shëndeti në punë shpëtojnë jetë", e cila njeh shumë sfida, me të cilat përballen bizneset në këtë kohë dhe ngre vetëdijen për rëndësinë e shëndetit efektiv dhe sigurisë në punë.

Standardi ISO 45001 “Sistemet e menaxhimit të shëndetit dhe sigurisë në punë - Kërkesat me udhëzim për përdorim”, është Standardi i parë dhe i vetëm Ndërkombëtar për menaxhimin e shëndetit dhe sigurisë në punë (OH&S), që përmban praktikat e miratuara nga e gjithë bota. Ai siguron udhëzime të dobishme dhe një kuadër të zvogëlimit të rreziqeve në punë, mbrojtjen e shëndetit dhe rritjen e sigurisë në punë.

Sidoqoftë, mbajtja e vendit të punës në mënyrë të shëndetëshme nuk është i kufizuar në sigurinë fizike dhe mirëqenien. Streset dhe frika se kjo periudhë ka patur ndikim tek të gjithë. Punëtorët kudo mund të preken nga pasiguria mbizotëruese dhe mjedisi i tyre i punës luan një rol jetësor në zvogëlimin e kësaj.

Duke njohur këtë fakt, ISO dhe vendet anëtare të saj po punojnë për hartimin e një standardi plotësues, që adreson problemet e shëndetit psikologjik. Bëhet fjalë për ISO 45003 “Menaxhimi i Shëndetit dhe Sigurisë në Punë - Shëndeti psikologjik dhe siguria në vendin e punës – Udhëzimet” do të japë udhëzime për kërkesat e ISO 45001 në lidhje me menaxhimin e rrisqeve psikologjike dhe sigurisë në kuadër të një sistemi për menaxhimin e sistemit të shëndetit dhe sigurisë në punë (OH&S).

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al