Aktiv
Committee
Endri Luga
Granit Cerkezi
Granit.Cerkezi@dps.gov.al
DPS/KT 10 është krijuar në 28.03.2013, në përputhje me Ligjin 9870 “Për Standardizimin”, i ndryshuar dhe Rregulloret e brendshme të DPS, të cilat janë në përputhje me Rregulloret dhe Strategjinë e Institutit Evropian të Standardeve të Telekomunikacionit (ETSI), mbi krijimin dhe funksionimin e Komiteteve Teknike dhe punës me standardet në fushën e telekomunikacionit. Krijimi i këtij KT-je përkon edhe me marrjen e statusit të DPS si Anëtar me të drejta të plota/Kategoria Administrim në ETSI - Komitetin Evropian të Elektroteknikës për Standardizimin.
Fusha e këtij KT është adoptimi i standardeve evropiane në fushën e telekomunikacionit (ETSI) si standarde shqiptare (SSH) dhe hartimi i standardeve shqiptare në lidhje me kërkesat e standardizimit në fushën e cilësisë së sinjalit, përcaktimin e kushteve së marrjes së sinjalit, matjen dhe raportimin e karakteristikave të sinjalit. Për sa i përket matjes së karakteristikave të sinjalit këtu përfshihen matjet gjatë transmetimit, matjet në distancë.
Brenda fushëveprimit të këtij KT një rëndësi e veçantë i jepet aspektit të transmetimit të sinjalit në antenat transmetuese. Nga ana tjetër një rol të madh luan dhe kontrolli i cilësisë së sinjalit, duke adoptuar
- standarde që japin informacion rreth përkufizimeve, terminologjisë, përdorimit, performancës, mirëmbajtjes, përmirësimit, udhëzimeve për përdorim, metodave të provave, kërkesave të sigurisë dhe informacione të tjera të nevojshme për përdoruesit e këtyre standardeve; kryesisht prodhues, konsumator, institucione shtetërore dhe inspektorate teknike, akademi, laboratorë etj;
- standarde që lidhen me përdorimin e këtyre sistemeve analoge dhe dixhitale të marra më vete, si dhe përdorimi i tyre në pajisje/montime, si dhe efektet e tyre tek përdoruesit dhe ndikimi në mjedisin rrethues.
New projects
Published standards
Meetings
Members