DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Investimet financiare për mjedisin dhe efekti i tyre në ndryshimet klimatike

Ndryshimet klimatike janë një nga çështjet më urgjente me të cilat përballet bota sot. Rritja e temperaturave globale, shkrirja e akullnajave, ndryshimet ekstreme të motit po ndikojnë në cilësinë e jetesës në të gjithë botën, prandaj këto janë sfidat më të rëndësishme për rritjen ekonomike. Nevojitet veprim urgjent për të zbutur ndryshimet klimatike dhe për t'iu përshtatur efekteve të tyre.

Reduktimi i efekteve të ndryshimeve klimatike kërkon investime masive globale. Nevojat financiare vjetore për masat zbutëse dhe përshtatëse janë rritur në mënyrë të qëndrueshme në një vlerësim mesatar prej 9 trilionë dollarë në vitin 2030, duke u rritur përfundimisht në 10 trilionë dollarë në vit deri në vitin 2050.*

Investimi në uljen e efektit të ndryshimeve klimatike është vetëm një nga shumë termat e përdorur për të përshkruar lëvizjen e fondeve në kontekstin e çështjeve të lidhura me klimën. Megjithatë, në përgjithësi, mund të bëhet një dallim midis “investimeve të qëndrueshme”, që përfshijnë fusha si mjedisi, shoqëria, ekonomia dhe qeveria dhe konceptit më të ngushtë të “investimeve për mjedisin”, që ka të bëjë vetëm me çështjet mjedisore. Investimi total në mjedis duke zbutur ndryshimet klimatike përfshin të gjitha flukset financiare, efekti i pritshëm i të cilave është zvogëlimi i emetimeve neto të gazeve serrë dhe/ose rritja e qëndrueshmërisë ndaj ndikimeve të ndryshimeve klimatike aktuale dhe të parashikuara.

Cilat janë flukset e investimeve në mjedis, të cilat ulin efektin e ndryshimeve klimatike? Flukset e e investimeve në mjedis, të cilat ulin efektin e ndryshimeve klimatike përfshijnë shpërndarjen dhe rishpërndarjen e investimeve me fokus të veçantë në mbështetjen e projekteve, programeve dhe aktiviteteve, që lidhen me ndryshimet klimatike. Këto fonde janë të drejtuara drejt nismave, që trajtojnë zbutjen (uljen e emetimeve të gazeve serrë) dhe përshtatjen (ndërtimin e elasticitetit ndaj ndikimeve klimatike).

Ruajtja e ekosistemeve me anë të investimeve në mjedis Për të adresuar sfidat e ndikimeve të ndryshimeve klimatike, po bëhen përpjekje për të përmirësuar transparencën, qëndrueshmërinë dhe krahasueshmërinë e raporteve të investimeve në mjedis për të zbutur efektin e ndryshimeve klimatike. Kjo është arsyeja pse institucionet kryesore financiare, përfshirë Bankën Botërore, po përdorin teknologji të reja për të krijuar zgjidhje më transparente, të verifikueshme për investimet në mjedis.

Standardet ndërkombëtare luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm në tërheqjen dhe menaxhimin e likuiditeteve për investimet në mjedis. Ato jo vetëm që sigurojnë transparencë, besueshmëri dhe llogaridhënie në flukset financiare, por ndihmojnë në matjen, raportimin dhe verifikimin e ndikimit në mjedis të investimeve, që lidhen me ndryshimet klimatike.

Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) ka hartuar standardet, që cilat ndihmojnë në zbutjen e efekteve të ndryshimeve klimatike, të cilat janë: ISO 14097 Menaxhimi i gazit serrë dhe aktivitetet e lidhura me to ISO 14100 Udhëzues mbi kriteret e përcaktimit të mjedisit për të kryer investimet e gjelbra. ISO 14001 Sistemet e menaxhimit të mjedisit