DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Cilësia, Siguria dhe Besimi: Formësimi i së Ardhmes Evropiane përmes një Rrjeti Bashkëpunues Evropian i Infrastrukturës së Cilësisë

CEN dhe CENELEC kanë bashkëpunuar me organizatat homologe të infrastrukturës së cilësisë për të ndërtuar një koncept të përbashkët mbi Rrjetin Evropian të Infrastrukturës së Cilësisë. Infrastruktura e cilësisë luan një rol kyç në nxitjen e rritjes ekonomike, mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e mirëqenies sociale.

Rrjeti i Infrastrukturës Evropiane të Cilësisë i shërben Tregut të Vetëm Evropian, duke mundësuar funksionimin më efikas të tij. Ai lehtëson tregtinë ndërkombëtare dhe mbështet bizneset, si edhe politikëbërësit, në përballimin e sfidave dhe pritshmërive të së ardhmes. Falë këtij rrjeti, konsumatorët evropianë kanë qasje në produkte me standarde të larta cilësie, sigurie dhe besueshmërie.

Ai është ndërtuar nga pesë shtylla kryesore, të cilat janë: Metrologjia, Standardizimi, Akreditimi, Vlerësimi i Konformitetit dhe Mbikëqyrja e Tregut. Çdo shtyllë përfaqësohet nga organizata të dedikuara që bashkëpunojnë për të siguruar funksionimin e harmonizuar të sistemit:

Së bashku, këto organizata sigurojnë që cilësia, siguria dhe mbrojtja e mjedisit të zbatohen si kritere nga organizatat në të gjithë Evropën. Bashkëpunimi i tyre mundëson prodhimin dhe ofrimin e produkteve dhe shërbimeve të sigurta e të besueshme, duke nxitur gjithashtu inovacionin dhe duke lehtësuar tregtinë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Roli i Standardeve në Infrastrukturën e Cilësisë

Vlera e standardizimit qëndron në natyrën e tij teknike dhe vullnetare. Standardet janë dokumente që përshkruajnë kërkesat për produkte, shërbime, teknologji ose procese, të cilat përdoren në mënyrë vullnetare. Sektori publik, bizneset dhe shoqëria në tërësi përfitojnë nga standardet.

Duke përmirësuar sigurinë dhe cilësinë e produkteve, standardet krijojnë besim midis pjesëmarrësve në treg dhe ulin kostot e transaksioneve. Ato gjithashtu ndihmojnë në reduktimin e barrierave në tregëti dhe i mundësojnë bizneseve të hyjnë në tregje të reja ose të forcojnë pozicionin në tregjet ekzistuese.