Bordi Teknik (BT) i Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS) miraton Ndryshimet në Komitetet Teknike (KT), për vitin 2023.
Në datë 21 Korrik 2023, ora 11.00 u zhvillua mbledhja e dytë e Bordit Teknik të DPS. Mbledhja u zhvillua online (në platformë elektronike).
Anëtarët e BT-së shqyrtuan materialet e dërguara paraprakisht me e-mail; Listën me Ndryshimet në Komitetet Teknike (KT) të DPS, që do të funksionojnë gjatë kësaj periudhe, sipas rendit të programit të mbledhjes.
Komitetet Teknike të cilat patën ndryshime, në drejtim të anëtarësimeve të reja, ishin në fushën e Cilësisë së Mjedisit; Ndërtimit, Ushqimore, Sigurinë e lodrave, Pajisjeve Mjekësore si dhe në fushën e Lëkurës dhe Këpucës, DPS/KT 230 "Cilësia e ujit, ajrit dhe tokës", DPS/KT 104 “Beton dhe produkte që lidhen me të".
DPS informoi anëtarët e BT-së se gjatë kësaj periudhe vazhdojnë të mbahen të angazhuar Komitetet Teknike të cilat mbulojnë standardet që janë për adoptim gjatë vitit 2023 sipas programit të punës të miratuar nga Bordi Teknik në Muajin Shkurt.
Në përfundim të mbledhjes Bordit Teknik miratoi:
Përbërjen e Komiteteve Teknike për Vitin 2023.
Mbledhjen e ardhshme të Bordit Teknik.
Mbledhja e radhës e Bordit Teknik, për miratimin e programit të punës për adoptimin e standardeve dhe shqyrtimin e kërkesave për pjesëmarrje në KT, do të mbahet gjatë muajit Janar 2024.