Në datë 08 Shkurt 2024, ora 12:00 u zhvillua mbledhja e Bordit Teknik të DPS-së. Pjesëmarrja në mbledhje ishte fizikisht në mjediset e Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit, ku shumica e anëtarëve prezent shprehën konfirmimin dhe miratimin e programit vjetor të punës për adoptimin e standardeve dhe ndryshimet në Komitetet Teknike të DPS-së.
Anëtarët e BT-së shqyrtuan materialet e dërguara paraprakisht me e-mail; Listat me standardet e propozuara për adoptim gjatë vitit 2024 dhe Ndryshimet në Komitetet Teknike (KT) të DPS, që do të funksionojnë gjatë kësaj periudhe, sipas rendit të programit të mbledhjes.
Gjithashtu, nga Drejtori i Drejtorisë së Standardeve Z. Gentian Gjyrezi u citua dhe rritja e kërkesave të reja për pjesëmarrje në Komitetet Teknike të DPS-së në fusha të ndryshme të ekonomisë dhe të teknologjisë së informacionit.
Komitetet Teknike, të cilat patën ndryshime, në drejtim të anëtarësimeve të reja, ishin në fushën e Ndërtimit, Pajisjeve mjekësore, Metrologjisë dhe matjeve, dhe në fushën e Teknologjisë së Informacionit, DPS/KT 51 "Çimento dhe gëlqere ndërtimi. Gips dhe prodhime me bazë gipsi", DPS/KT 104 "Beton dhe produkte që lidhen me të. Automatizimi, menaxhimi dhe aksesorët në ndërtim", DPS/KT 154 “Agregate dhe muraturë”, DPS/ KT 2 “Terminologjia dhe njësitë e matjes”, DPS/KT 12 “Metrologjia dhe matjet”, DPS/KT 205 “Pajisje mjekësore joaktive”, DPS/KT 215 “Pajisje respiratore dhe anestezie”, DPS/KT 316 “Pajisje mjekësore”, DPS/KT 9 “Metrologjia dhe matjet” si dhe DPS/KT “Sistemet e përpunimit të informacionit”.
Në këtë mbledhje Bordi Teknik miratoi: • Programin Vjetor të Punës për adoptim, viti 2024; • Përbërjen e Komiteteve Teknike, për të njëjtën periudhë. Mbledhja e radhës e Bordit Teknik, për shtesa në Listat e standardeve për adoptim dhe shqyrtimin e kërkesave për pjesëmarrje në KT, do të mbahet javën e fundit të muajit Qershor 2024.