Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas 2022, theksohet roli i standardeve në sfidat, si barzia gjinore dhe ndryshimet klimatike.
Ndryshimet klimatike dhe barazia gjinore janë të lidhura ngushtë me njëra tjetrën dhe të dyja janë një ndër sfidat më urgjente. Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) po punon për të vendosur rregulla, të cilat jo vetëm që përmirësojnë jetën e grave dhe vajzave, por gjithashtu u mundësojnë atyre të krijojnë një të ardhme më të mirë për to dhe planetin në të cilin jetojmë.
Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) ka punuar në ndikimin e ndryshimeve për të trajtuar barazinë gjinore. Plani i saj i veprimit për barazinë gjinore përcakton synime ambicioze për mbështetjen e barazisë gjinore në standardizim. Plani i veprimit për barazinë gjinore i vënë në zbatim që prej vitit 2019, tani është duke u zhvilluar në fazën e dytë, i përqëndruar në pjesëmarrjen e balancuar dhe përfshirjen e transparencës gjinore në standardizim.
Noelia Garcia Nebra, kryetarja e komitetit qëndrueshmërisë në ISO, tha: “Fuqizimi i grave dhe vajzave për të pasur guxim, për të qenë pjesëmarrëse të barabarta në vendimmarrje në lidhje me ndryshimet klimatike dhe qëndrueshmërinë është thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm dhe barazinë gjinore”. Në Organizatën Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO), ne kujdesemi për mirëqenien e grave dhe vajzave në gjithë botën. Ne jemi të përkushtuar të dyfishojmë përpjekjet tona, që standardet të luajnë një rol më të rëndësishëm në drejtimin e sfidave me të cilat përballemi rreth ndrshimeve klimatike dhe barazisë gjinore.”
Zgjidhjet efiçente
Të sigurohet që gratë të kenë më shumë akses në pjesmarrjen në projekte të qëndrueshme do të nxisë rritjen ekonomike, të përmirësojë rezultatet e ndikimit në mjedis dhe do t'i bëjë ato krijuese të ndryshimeve. Kur u zgjodh, si presidentja e parë grua e Irlandës, Mary Robinson, tha: "Unë u zgjodha nga gratë e Irlandës, të cilat, në vend që të tundnin djepin, ndryshuan sistemin".
Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) në bashkëpunim me anëtarët e saj premton se përvetësimi i standardeve dhe iniciativave, jo vetëm që do t'i fuqizojë por dhe do t'i mundësojë grave të ndryshojnë sistemin, por edhe të luajnë një rol të rëndësishëm në ndërtimin e një sistemi të ri më të qëndrueshëm.