DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

A mund të integrohet standardi ISO 22301 në sistemin ekzistues të menaxhimit?

A mund të integrohet standardi ISO 22301 në sistemin ekzistues të menaxhimit?

Standardi ISO 22301 ka një strukturë të njejtë me standardet e tjera të sistemit të menaxhimit të ISO-s, si ISO 9001 (menaxhimi i cilësisë) dhe ISO 14001 (menaxhimi i mjedisit). Kjo strukturë është ruajtur për të lehtësuar integrimin e çështjeve/problematikave të reja të menaxhimit në proceset e krijuara tashmë në sistemet e menaxhimit të një kompanie.

A jam i detyruar të çertifikohem sipas standardit ISO 22301?

Standardi ISO 22301 nuk e kërkon çertifikimin si proces të detyrueshëm, por është të jetë një mjet i dobishëm për të demonstruar se kompania juaj përmbush kriteret e këtij standardi, i cili paraqet praktikën më të mirë ndërkombëtare.

Si të filloj ta zbatoj Standardin ISO 22301dhe të ngrej Sistemin e Menaxhimit për Vazhdimësinë e Biznesit (BCMS)?

Nëse po mendoni të implementoni Standardin ISO 22301, më poshtë janë disa këshilla se si mund të filluar:

Sigurohuni që niveli i lartë i menaxhimit në kompani e ka prioritet dhe e kërkon implementimin e standardit. Një sistem për menaxhimin e vazhdimësisë së biznesit është efektiv vetëm kur menaxherët e lartë të kompanisë ofrojnë mbështetje reale dhe e trajtojnë me prioritet të lartë.

Njihuni me dhe studioni mirë kërkesat e standardit dhe çfarë burimesh kërkohen, në mënyrë që kompania të jetë në gjendje t’i plotësojë kërkesat e tij.

Analizoni burimet dhe kapacitetin e kompanisë nëse i plotëson apo jo kërkesat e standardit dhe nëse duhet ndonjë ndërhyrje në ndonjë nga proceset e biznesit tuaj. Kjo do t'ju ndihmojë të aftësinë e kompanisë për ta zbatuar dhe integruar këtë system menaxhimi të ri në kushtet e një katastrofe apo ndalimi/dëmtimi për shkaqe natyrore dhe si ju ndihmon standardi ISO 22301 t’i kapërceni pa kosto shtesë vështirësit dhe të siguroni vazhdimësinë e biznesit.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al