Këtu janë tre prioritete për vitin 2022 në fushën e punësimit.
Angazhimi është prioriteti i ri.
“Past-COVID, njerëzit janë të vetëdijshëm për zgjedhjet më të mira – kështu që bizneset duhet të shqyrtojnë lloje të ndryshme punësimi,” Sipas Prof. Sandy Miles, Drejtor i Hartimit të Standardeve në HRCI të komitetit teknik ISO (ISO/TC260). për menaxhimin e burimeve njerëzore kompanitë duhet të përdorin metoda më të mira për rekrutimin e personelit. Metodat më të mira të punësimit kanë si element kryesor përcaktimin e pagave, sepse paga prej kohësh ka qënë mjeti kryesor për të tërhequr personelin më të mirë. “Diversiteti dhe përfshirja do të jenë faktorë kryesorë në tërheqjen dhe mbajtjen e punonjësve. Kompanitë po bëhen gjithnjë e më globale dhe kështu duhet të mësojnë të punësojnë staf me formime të ndryshme kulturore, duke punuar në të gjitha llojet e vendndodhjeve nga zyrat me qira dhe deri te tavolinat e kuzhinës, duke u kujdesur për prindërit e moshuar ose fëmijët dhe me akses të ndryshueshëm në WiFi.
Për të ndihmuar në procesin e menaxhimit të burimeve njerëzore, ISO filloi punën për hartimin e një standard të ri të sistemit të menaxhimit (ISO30201), që organizatat mund ta përdorin për të tërhequr, zhvilluar dhe shpërndarë në mënyrë efikase dhe efektive kapitalin human. Ai gjithashtu do të përfshijë mundësi për trajtim më të mirë të punëtorëve, rezultate të përmirësuara për organizatën dhe mbështetje për qëllime më të gjera shoqërore.
Dixhitalizimi po ndikon në përhapjen e punës virtuale
Punonjësit gjithnjë e më shumë po punojnë në një botë virtuale me shumë procese pune dixhitale, kompanitë, anasjelltas, do të vlerësojnë shumë "aftësitë e reja". Pa një vendndodhje fizike, vendi virtual i punës ka nevojë për menaxherë me ndjeshmëri dhe kreativitet për të mbajtur stafin e tyre të bashkuar.
Standardet në botën e punës
Bota e punës do të vazhdojë të evoluojë paralelisht me zhvillimin e teknologjisë dhe shoqërisë. Punëdhënësit dhe punonjësit duhet të gjejnë një mënyrë për të standardizuar vendet dhe procedurat e punës në të cilat mund të mbështeten gjatë kohërave të vështira.
Standardet ndërkombëtare u ofrojnë punëdhënësve një këndvështrim mbarëbotëror të prirjeve kryesore, duke u mundësuar atyre që të zbatojnë plane për të përballuar situatat në vijim. Ato ndihmojnë organizatat nga të gjitha shtetet të hartojnë planet e punës, që u nevojiten për të përmbushur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (SDGs).
Për shembull, standardi ISO 30414 thekson vlerën e kapitalit human, duke e bërë kontributin e stafit të qartë, transparent dhe të matshëm nga kompanitë e të gjitha madhësive. Ai mbulon fusha të tilla si: përputhshmëria, etika, diversiteti, udhëheqja, kultura, shëndeti dhe siguria dhe mirëqenien, si dhe element të tjerë të matshëm, të cilat janë thelbësore për fuqinë punëtore. Standardi ISO 23326 jep udhëzime për pjesëmarrjen e punonjësve në krijimin e një mjedisi pune të dobishëm për të gjithë të lidhur me qëllimin dhe vlerën e kompanisë.