Më datë 07.04.2022 në mjediset e Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit, u organizua një trajnim i thelluar i stafit të DPS, lidhur me kërkesat e standardit SSH EN ISO 9001:2015 “Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë”, me qëllim rritjen e kapacitetit të punonjësve të DPS për zbatimin korrekt dhe evidentimin me sukses në auditin që do të kryhet nga Organizmat Evropiane të Standardizimit (CEN dhe CENELEC), me qëllim anëtarësimin me të drejta të plota në këto Organizma.
Trajnimi u realizua nga Kompania “BIS Consulting”.
Fokusi kryesor i trajnimit ishin:
Ndryshimet thelbësore të standardit SSH EN ISO 9001:2015 me standardin SSH EN ISO 9001:2008;
Trajtimi i kërkesave të standardit SSH EN ISO 9001:2015 dhe shprehja e tyre në një Sistem Menaxhimi Cilësie (SMC); në manualin e cilësisë, procedurat e punës dhe regjistrat përkatës;
Realizimi i analizës së menaxhimit të riskut dhe mundësitë, si pjesë e rëndësishme e SMC-së;
Nevojën e trajnimit të vazhdueshëm të punonjësve, në lidhje me kërkesat e standardit SSH EN ISO 9001;
Njohja me llojet e auditeve, sipas standardit SSH EN ISO 19011:2018 “Udhëzime për auditimin e sistemeve të menaxhimit”, veçanërisht realizimi i auditeve të brendshme.
Tiranë më 08.04.2022