Në kuadër të Sesionit 6të Grupit të Përbashkët të Punës të Çekisë dhe Shqipërisë, zhvilluar javën e kaluar në Pragë, Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS), Z. Riza Hasanaj, pati disa takime pune me drejtues të lartë të Institutit Çek të Standardeve, UNMZ.
Në këto takime u theksua rëndësia e bashkëpunimit në fushën e standardizimit dhe thellimi i mëtejshëm i tij, ku kolegët Çekë, u dakordësuan që nëpërmjet Programit të Republikës Çeke "Ndihma për Tregtinë" të rrisin këtë bashkëpunim në të mirë të rritjes së shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve tona.
Programi i Republikës Çeke "Ndihma për Tregtinë" është një program për mbështetjen e ekonomisë dhe tregtisë me vendet që Çekia ka interes për shëmbime tregtare. Ai përfaqëson një nga format e bashkëpunimit zhvillimor Çek dhe është nën përgjegjësinë e Ministrisë së Tregtisë të Çekisë.
Ky program përqëndrohet në përgjithësi në ndihmën ndaj vendeve partnere, për të lehtësuar tregtinë dhe liberalizimin e tregtisë në mënyrë që të ndërtojnë dhe zhvillojnë kapacitetet e tyre të biznesit, integrimin më të mirë në sistemin e tregtisë ndërkombëtare dhe marrjen e përfitimeve nga përdorimi i standardeve dhe procedurave të përbashkëta.
Projekti synon mbështetjen e ndërsjelltë për tregtinë dhe biznesin dhe do të implementohet në formën e seminareve, trajnimeve, tryezave të rrumbullakëta, si dhe studimeve të fizibilitetit, etj. Në këtë mënyrë, partnerët do të marrin njohuri, ekspertizën dhe përvojën Çeke.
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)
Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)
Kutia Postare 98
1014 Tiranë – Shqipëri
Tel: + 355 (4) 222 62 55
Fax: + 355 (4) 224 71 77
E-mail: info@dps.gov.al
Web: www.dps.gov.al