DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Takimi Vjetor i 12-të Evropian i Standardizimit (CEN dhe CENELEC)

Në datat 7-8 Qershor 2016, në Shkup të Republikës së Maqedonisë, u zhvillua Takimi Vjetor Evropian i Standardizimit, organizuar nga CEN - Komiteti Evropian i Standardizimit dhe CENELEC - Komiteti Evropian i Elektroteknikës për Standardizim dhe u mirëprit nga ISRM - Instituti i Standardizimit të Republikë së Maqedonisë.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga Trupat Kombëtare të Standardizimit, udhëheqës të Organizatave Evropiane, si dhe përfaqësues të Komisionit Evropian dhe aktorë të tjerë.

Ky takim vjetor ka mbledhur Trupat Kombëtare të Standardizimit – NBS të 33 Vendeve dhe drejtues të lartë të Organizmave Evropiane të Standardizimit, ku janë diskutuar çështje administrative dhe të përgjithshme të standardizimit, gjatë zhvillimit të Asamblesë 45-të e CEN dhe Asamblesë 56-të e CENELEC si dhe në një Seksion të përbashkët të Asambleve të Përgjithshme të CEN/CENELEC.

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS) u përfaqësua në këtë takim nga Z. Riza HASANAJ – Drejtor i përgjithshëm i DPS dhe Z. Gentian GJYREZI – Drejtori i Drejtorisë së Standardeve.

Gjithashtu, paralelisht dhe në vijim të Takimit Vjetor të CEN/CENELEC 2016, u zhvillua në datë 8-9 Qershor një seksion me temë “Statusi aktual i Eurokodeve strukturore në Rajonin e Ballkanit”, i cili u organizua nga Instituti i Inxhinierisë së Tërmeteve dhe Sizmiologjisë dhe Qendrës së Përbashkët të Kërkimeve –JRC si dhe bashkëpunim me CEN dhe CENELEC.

Në këtë seksion të veçantë u diskutuan çështjet si më poshtë:

DPS mori pjesë në këtë seksion si pjesë e punës për adoptimin e Eurokodeve strukturore përmes ngritjes dhe funksionimit të Komitetit Teknik: Nr. 250 “Eurokodet strukturore”.