DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Takimi i përbashkët pune DPS-AKS

Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS) u zhvillua një takim 2 ditor, 21-22 Qershor 2021, me përfaqësues të Agjencisë Kosovare për Standardizim (AKS) dhe përfaqësues të DPS, sipas agjendës së rënë dakord më herët, përfaqësuesit e AKS dhe DPS. Në takim morën pjesë përfaqësuesit e Agjencisë Kosovare për Standardizim: - Bujar Istogu - Drejtor i Drejtoratit për Standarde, Promovim dhe Integrim - Qefsere Ajeti - Zyrtare për krijimin e Bazës së të dhënave të standardeve - Zijadin Ismajli - Zyrtar për Shitje dhe Marketing DPS u përfaqësua me punonjës nga Drejtoria e Standardeve dhe Drejtoria e Çështjeve Ligjore dhe Marrëdhënieve me Palët, sipas pikave për diskutim të agjendës së takimit. U diskutuan çështjet si më poshtë: - Porosi për standarde të reja; - Diskutim mbi ecurinë e zbatimit të marrëveshjes; - Realizimi i procesit të adoptimit dhe shfuqizimit; - Rreth standardeve të harmonizuara; - Për Sistemin e Menaxhimit të Standardeve. Një vëmendje të veçantë mori edhe plotësimi i dokumentacionit nga DPS për anëtarësimin me të drejta të plota në CEN/CENELEC, sidomos zhvillimet e fundit në Sistemin e Menaxhimit të Standardeve të DPS, sipas modelit të harmonizuar të shërbimeve, në mënyrë që të realizohet komunikimi me bazat e të dhënave të Organizmave Evropiane dhe Ndërkombëtare të Standardizimit. Duke qenë se edhe AKS përdor një sistem të ngjashëm për menaxhimin e informacionit të standardeve shumë shpejt do ti duhet të zhvillojë sistemin e saj sipas modelit të harmonizuar të shërbimeve, që siguron komunikimin me bazat e të dhënave të Organizmave të Standardizimit dhe do të shikohet mundësia e komunikimit edhe me SMS të DPS.

DPS , Tiranë - 22 Qershor 2021

Takimi i përbashkët pune DPS-AKS

Takimi i përbashkët pune DPS-AKS