DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Standardi i ri Ndërkombëtar ISO, për simbolet e saldimit, i sapo përditësuar

Simbolet e saldimit janë një element i domosdoshëm i inxhinierisë, sepse ato nënkuptojnë një gjuhë të përbashkët gjithëpërfshirëse, duke filluar, që nga projektuesit dhe deri tek ndërtuesit e objekteve. Standardi Ndërkombëtar ISO për simbolet e saldimit është pranuar dhe miratuar ndërkombëtarisht.

Simbolet e saldimit duken si një shkrim hieroglifikë i pa kuptueshëm nga pjesa më e madhe e njerëzve por këto simbole janë mjeti kryesor i ndërveprimit në industrinë e prodhimit, në mënyrë që saldatorët t'i bëjnë gjërat së bashku me saktësi dhe efikasitet. Ndonëse simbole të tilla janë të shumta, por vetëm dy nga këto sisteme simbolesh nga Evropa dhe nga vendet e Paqësorit Rim, janë më të përdorurat në vizatimet teknike në të gjithë botën.

Standardi Ndërkombëtar ISO 2553, Saldimi dhe proceset që lidhen me të - Përfaqësimi simbolik në vizatime – Bashkime me saldim, bashkëlidh të dy sistemet e lartëpërmëndura, të proceseve të saldimit, të cilat janë thelbësore në zbatimin e tyre.

Ky standard paraqet me anë të vizatimeve teknike, mënyrën si dhe ku duhet të bëhen saldimet, prodhimin, cilësinë dhe provat e bashkimeve me saldim. Ky standard bën edhe një krahasim të thjeshtë midis dy sistemeve, në rastet kur është e nevojshme.

Ribotimi i këtij standardi përmban përditësime në mënyrë që të jetë i ngjashëm me standardet e tjera ISO për proceset e saldimit, i cili shpjegon disa çështje, të tilla si: bashkimet me anë të saldimit të formave rrethore, bashkimet me saldim i çarjeve të mëdha, përgatitjet për bashkimin me saldim të hapësirave dhe përmirësimet në strukturën e jashtme të objektit.

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al