DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Siguria e karrocave dhe karrigeve për fëmijë

Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO), sapo ka publikuar standardin e ri ndërkombëtar për karrocat dhe karriget për fëmijë. Tregu ndërkombëtar për karrocat dhe karriget e fëmijëve është në zhvillim e sipër, prandaj në të duhet të ekzistojnë produkte të sigurta për përdorim.

Pjesa më e madhe e shteteve dhe e rajoneve kanë rregullore për sigurinë e karrocave dhe karrigeve për fëmijë, të cilat mund të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin, duke e bërë tregtinë ndërkombëtare të ndërlikuar.

Standardi ISO 31110, Transporti me anë të karrocave me rrota për fëmijë - Karriget dhe karrocat - Kërkesat dhe metodat e provës, ofron praktikën më të mirë ndërkombëtare me kërkesat dhe metodat e provës, për të prodhuar produkte të sigurta dhe me performancë të mirë.

Nëpërmjet harmonizimit të shumë rregulloreve të ndryshme kombëtare dhe rajonale, pritet që përdorimi i gjerë i standardit mund të ulë kostot e përputhshmërisë në një periudhe afatgjatë.

Standardi hartua nga komiteti i projektit ISO/PC 310, Transporti me anë të karrocave me rrota dhe karriget për fëmijë, i cili u përditësua nga një komitet teknik i përhershëm (ISO/TC 310), sekretariati i të cilit mbahet nga AFNOR, anëtari i ISO për Francën.

Standardet e ardhshme, që priten të publikohen nga komiteti teknik (ISO/TC 310) do të trajtojnë kërkesat e performancës dhe sigurisë së llojeve të tjera të produkteve të transportit me rrota për fëmijë, të tilla si sediljet për makina dhe biçikletat për fëmijë, produkte, të tilla si djepe, vaska për fëmijë shumë produkte të tjera

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al