DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Planifikimi i karrierës së marinarëve dhe siguria e jetës gjatë lundrimit në det

Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) sapo ka publikuar një udhëzim të ri teknik të ri për për sigurinë e jetës së marinarëve gjatë lundrimit në det.

Industria detare po zhvillohet me hapa të shpejtë, gjithashtu po rritet edhe nevoja për marinarë profesionistë për të drejtuar anijet. Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) sapo ka publikuar udhëzimin e ri teknik ndërkombëtar për trajnimin e marinarëve, duke siguruar, që askush të mos humbasë drejtimin gjatë udhëtimit në det.

Udhëzimi teknik ISO / PAS 24438, Anije dhe teknologji detare - Edukimi dhe trajnimi për marinarët- Specifikimi teknik për karrierën, është një mjet potencial, për cilindo që ka një karrierë si marinar, si dhe për marinarët profesionistë, që vlerësojnë qëllimet e tyre dhe karrierën në të ardhmen.

Ai përfshin një tërësi konsideratash, të tilla si formimin profesional dhe formimin akademik; përvojën e mëparshme të punës, njohuritë dhe aftësitë; qëllimet afatshkurtra dhe afatgjata; kërkesat për arsim dhe trajnim; mundësitë e tashme dhe të ardhshme për karrierë, dhe më tepër.

Udhëzimi teknik do të ndihmojë profesionistët të marrin vendimet më të mira për të arritur objektivat e tyre të karrierës, duke ndihmuar pronarët e anijeve, kantierët e anijeve dhe palët e tjera të interesuara ndaj industrisë detare të plotësojnë kërkesat në rritje për një personel të kualifikuar dhe të trajnuar.

Udhëzimi teknik ISO / PAS 24438 u hartua nga komiteti teknik ISO ISO / TC 8, Anije dhe teknologji detare, sekretariati i të cilit mbahet nga SAC, anëtare e ISO për Kinën.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al