DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Përmirësimi i cilësisë së bankave biologjike

Udhëzuesi i publikuar së fundimi për bankat biogjike ka për qëllim të ndihmojë në avancimin dhe zhvillimin e kërkimit shkencor.

Bankat biologjike po e transformojnë botën tonë. Ato ruajnë qindra miliona mostra biologjike të njerëzve, kafshëve, bimëve dhe mikrobeve. Bankat biologjike ndihmojnë komunitetin botëror të shkencës të zhvillohet më tej në të gjitha fushat e tij, që nga prodhimi i të korrave e deri tek mjekësia e personalizuar.

Organizata Ndërkombëtare për Standardizmin (ISO) ofron Standardin Ndërkombëtar ISO 20387, që përshkruan kërkesat për bankat biologjike, i cili përdoret gjerësisht. Sapo është publikuar udhëzuesi i ri, i cili ofron ndihmë për organizatat që do ta përdorin atë.

Standardi ISO/TR 22758, Bioteknologji – Bankat biologjike - Udhëzuesi i zbatimit të standardit ISO 20387, ofron udhëzime të hollësishme, se si të zbatohen kërkesat e standardit ISO 20387, Bioteknologjia – Bankat biologjike - Kërkesa të përgjithshme për bankat biologjike.

Raporti i ri teknik ka për qëllim të jetë një shtojcë, sesa një zëvendësues i standardit ISO 20387, i cili detajon kërkesat për kompetencën, paanshmërinë dhe funksionimin e vazhdueshëm të bankave biologjike.

Të dy dokumentet, së bashku ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së materialit biologjik dhe mbledhjes të të dhënave, që ruhen dhe shpërndahen, përmirësojnë rezultatet e bashkëpunimit, forcojnë besimin midis partnerëve dhe ndikojnë në avancimin dhe zhvillimin e kërkimit shkencor.

Dr. Ricardo Gent, Kryetar i komitetit të ISO, i cili hartoi standardet, tha që bankat biologjike ndryshojnë shumë për sa i përket llojeve të materialit biologjik që ato kanë, aktiviteteve që marrin përsipër, shërbimeve që ofrojnë, si dhe vendndodhjes gjeografike, madhësisë dhe strukturës së tyre.

Ai tha se "Udhëzimet e përbashkëta, të pranuara në të gjithë botën ndihmojnë në përmirësimin e performancës së bankave biologjike sepse zvogëlojnë këto dallime dhe krijon një mirëkuptim të përbashkët në të gjithë botën për cilësinë, sigurinë dhe besueshmërinë"

"Kërkesat e këtij standardi ISO 20387 janë komplekse, kështu që udhëzimet në standardin ISO/TR 22758 do t'i ndihmojnë organizatat të kuptojnë më mirë se si të zbatojnë standardin dhe se si mund t'i vlerësojnë plotësisht përfitimet që sjell standardi"

Standardet ISO/TR 22758 dhe ISO 20387 u hartuan nga komiteti teknik i ISO ISO/TC 276, Bioteknologjia, sekretariati i të cilit mbahet nga DIN, anëtar i ISO për Gjermaninë.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al