DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) sapo ka publikuar standardin për sigurinë e sistemeve të informacionit ISO/IEC 27001

Sulmet kibernetike janë të kushtueshme, dëmtuese dhe një kërcënim i madh për bizneset, qeveritë dhe shoqërinë. Për të menaxhuar sfidat globale të sigurisë kibernetike dhe për të përmirësuar besimin dixhital, Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) sapo ka publikuar një version të ri dhe të përmirësuar të standardit ISO/IEC 27001.

Standardi më i njohur në botë për menaxhimin e sigurisë së informacionit i ndihmon organizatat të sigurojnë asetet më të rëndësishme të informacionit në epokën dixhitale.

Krimi kibernetik po bëhet gjithnjë më i rëndë e më i sofistikuar, ndërsa hakerat krijojnë teknika më të avancuara të krimit kibernetik. Raporti i Perspektivës së Sigurisë Kibernetike Globale të Forumit Ekonomik Botëror tregon se sulmet kibernetike në botë u rritën me 125% në 2021, ekzistojnë dhe prova, që sugjerojnë një rritje të vazhdueshme deri në vitin 2022. Në këtë fushë, që ndryshon me shpejtësi, udhëheqësit duhet të marrin një qasje strategjike ndaj rreziqeve kibernetike.

Krimi kibernetik po bëhet gjithnjë e më i rëndë dhe i sofistikuar.

“Mes Revolucionit të Katërt Industrial, ndërvarësia sistematike krijon kosto negative të rrezikut kibernetik dhe kjo kosto ka një vlerë shumë më të madhe”, u shpreh Z. Andreas Wolf, i cili drejton grupin e ekspertëve, të cilët hartuan standardin ISO 27001 “Organizatat, që do të na çojnë drejt së ardhmes dixhitale janë ato, që do të bashkëpunojnë me njëra tjetrën për të pasur një botë të sigurtë dixhitale.”

Për të menaxhuar këto sfida të sigurisë kibernetike, organizatat duhet të rrisin qëndrueshmërinë e tyre dhe të zbatojnë përpjekjet për zbutjen e kërcënimeve kibernetike. Ja se si organizata do të përfitojnë nga përdorimi i standardit ISO/IEC 27001.

• Siguron informacionin në të gjitha format, duke përfshirë të dhënat e bazuara në letër, të bazuara në sisteme dhe ato dixhitale

• Rrit qëndrueshmërinë ndaj sulmeve kibernetike • Siguron një strukturë të menaxhuar nga qendra, e cila siguron të gjithë informacionin në një vend

• Siguron mbrojtjen në mbarë organizatën, duke përfshirë edhe rreziqet, të cilat vijnë nga përdorimi i teknologjive të reja

• Reagon ndaj kërcënimeve të sigurisë në zhvillim

• Ul kostot dhe shpenzimet për teknologjinë joefektive të mbrojtjes • Mbroni integritetin, konfidencialitetin dhe disponueshmërinë e të dhënave

Organizatat, që adoptojnë elasticitetin kibernetik dalin shpejt si liderë në industrinë e tyre.

Organizatat, që adoptojnë elasticitetin kibernetik përmes cenueshmërisë së sigurt shfaqen shpejt si liderë në industrinë e tyre dhe vendosin standardet për ekosistemin e tyre. Qasja holistike e ISO/IEC 27001 do të thotë që e gjithë organizata është e sigurtë, jo vetëm IT. Punonjësit, teknologjia dhe proceset përfitojnë të gjitha nga siguria kibernetike. Nëse përdorni standardin ISO/IEC 27001 i tregoni palëve të interesuara dhe klientëve se jeni të përkushtuar për të menaxhuar informacionin në mënyrë të sigurtë. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të promovuar organizatën tuaj, për të fituar besueshmërinë e klientëve.