DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Notifikim në kuadër të CEFTA-s

Në kuadrin e detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja CEFTA, nga Instituti për Standardizim i Serbisë njoftohemi nëpërmjet notifikimit përkatës se po përgatitet një standard kombëtar puro serb me titull: “Rrregullore mbi kërkesat teknike të agregateve të gurit she shkëmbit për beton dhe asfalt”.

Ky standard 26 faqësh, konsiston në fushëveprimin, llojin e produktit të ndërtimit, kuptimin e përkufizimeve të caktuara, kërkesat teknike për lëndët e para për prodhimin e agregatit, kërkesat teknike për agregatin natyror, kërkesat teknike për agregatin e prodhuar dhe ricikluar, vendosjen e markës së konformitetit, procedurën e vlerësimit dhe verifikimit të cilësisë së performancës.

Në objektiv është harmonizimi me korpusin e legjislacionit të Bashkimit Europian në fushën respektive. Afati i fundit për marrjen e komenteve është 29-11-2019.

Po përgatitet një standard kombëtar puro serb me titull: “Rregullore për kërkesat teknike mbi njësitë e muraturës së argjilës, njësitë e muraturave silikate të kalciumit dhe blloqeve të baltës për sistemet e dyshemeve me rreze dhe blloqe”.

Ky standard 9 faqësh, përbëhet nga 16 artikuj ku përcaktohet: fushëveprimi, lloji i produktit të ndërtimit për të cilin zbatohet Rregullorja, përdorimi i synuar, karakteristikat thelbësore, procedura e vlerësimit dhe verifikimi i cilësisë së performancës, kontrolli i prodhimit të fabrikës, mënyra e marrjes së mostrave, metodat e provës lidhur me karakteristikat thelbësore, llojet e dokumenteve për vlerësimin dhe verifikimin e performancës.

Rregullorja në fjalë përcakton kërkesat teknike për njësitë e muraturës së argjilës, njësitë e muraturave të silikatit të kalciumit dhe blloqeve të baltës për sistemet e dyshemeve me rreze dhe blloqe, në përputhje me standardet e harmonizuara që mbulojnë këtë fushë.

Afati i fundit për marrjen e komenteve është 28-11-2019.

Po përgatitet një standard kombëtar puro serb me titull: “Rregullore mbi kërkesat teknike për pllakat dhe pajisjet për mbulim me baltë, pllakat për çatitë e çimentos dhe pajisjet për mbulimin e çative dhe veshjen e mureve”.

Ky standard 5 faqësh, zbatohet për realizimin e pllakave dhe montimin e çative prej balte, duke dhënë specifikime në lidhje me karakteristikat thelbësore, procedurën e vlerësimit dhe verifikimin e cilësisë së performancës, kontrollin e jashtëm të prodhimit të fabrikuar, si dhe lidhur me metodat e provës.

Në objektiv është harmonizimi me korpusin e legjislacionit të Bashkimit Europian në fushën respektive.

Afati i fundit për marrjen e komenteve është 28-11-2019.

Po përgatitet një standard kombëtar puro serb me titull: “Rregullore mbi kërkesat teknike për pllakat e qeramikës”.

Ky standard 7 faqësh, zbatohet për klasifikimin e pllakave të qeramikës, karakteristikat thelbësore në lidhje me kërkesat për punimet ndërtimore, kërkesat që duhet të plotësojnë pllakat e qeramikës, metodat e proves, procedurat e vlerësimit dhe verifikimin e cilësisë së performancës, shpeshtësinë e kontrolleve testuese, si dhe për procedurën e marrjes së mostrave.

Në objektiv është harmonizimi me korpusin e legjislacionit të Bashkimit Europian në fushën respektive. Afati i fundit për marrjen e komenteve është 28-11-2019.

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al