DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Notifikim në kuadër të CEFTA-s

Në kuadrin e detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja CEFTA, nga Instituti për Standardizim i Serbisë njoftohemi nëpërmjet notifikimit përkatës se po përgatitet një standard kombëtar puro serb me titull: “Rregullore për homologimin”.

Ky standard 103 faqësh, specifikon kushtet e hollësishme për procedurën dhe metodën e homologimit për automjetet e prodhuara individualisht ose në seri (të plotë, të kompletuar, të modifikuar dhe jo të plotë), asambletë dhe pajisjet e automjeteve.

Në objektiv është harmonizimi i legjislacionit, në kuadër të rregullimit të fushës së homologimit të mjeteve motorrike. Afati i fundit për marrjen e komenteve është 08-02-2020.

Po përgatitet një standard kombëtar puro serb me titull: “Rregullore mbi kërkesat teknike të elementeve të sistemeve të tubacioneve plastike për furnizimin me ujë, të destinuara për konsum njerëzor, për përcjelljen e shkarkimeve të tokës dhe ujërave të zeza, për përcjelljen e karburanteve të gaztë dhe instalimeve të ngrohjes”.

Ky standard 15 faqësh, konsiston në 6 rregullime që përcaktojnë: qëllimin, përdorimin e synuar, karakteristikat thelbësore dhe kërkesat për performancën e elementeve të sistemeve të tubacioneve, procedurën e vlerësimit dhe verifikimin e qëndrueshmërisë së performancës, vendosjen e markës së konformitetit si dhe dispozitat kalimtare dhe ato përfundimtare.

Në objektiv është harmonizimi në fushën respektive sipas rregulloreve dhe standardeve evropiane e ndërkombëtare. Afati i fundit për marrjen e komenteve është 15-01-2020.

Po përgatitet një standard kombëtar puro serb me titull: “Rregullore për disa shtesa dhe ndryshime në rregulloren për shenjimin dhe etiketimin e produkteve të tekstilit”.

Ky standard 7 faqësh, sipas Rregullores Nr. 1007/2011 të BE-së, kërkon që etiketimi të tregojë përbërjen e fibrave të produkteve të tekstilit, sipas kontrolleve që bëhen mbi konformitetin e këtyre produkteve.

Në objektiv është transpozimi i Rregullores së deleguar të Komisionit Evropian 2018/122 të 20 tetorit 2017, e cila ndryshon shtojcat I, II, VI, VIII dhe IX të Rregullores Nr 1007/2011 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit mbi emërtimet e fibrave tekstile dhe etiketimet përkatëse.

Afati i fundit për marrjen e komenteve është 25-12-2019.

Po përgatitet një standard kombëtar puro serb me titull: “Rregullore për disa ndryshime në kërkesat teknike për çertifikimin ligjor të anijeve të lundrimit të brendshëm”.

Ky standard 1 faqësh, përcakton specifikisht rregullat teknike për certifikimin ligjor të anijeve të lundrimit të brendshëm.

Në objektiv është harmonizimi me Rregulloren e Komisionit Europian (e deleguar) 2019/1668, të datës 26 qershor 2019. Afati i fundit për marrjen e komenteve është 20-11-2019.

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al